Rrjeti i internetit merr me vete edhe 25 minuta gjumë. Është ky rezultati i një studimi të kryer nga European Research Council (Erc), i publikuar në revistën shkencore ‘Journal of Economic Behavior and Organization’.

Për të arritur në këtë përfundim, dy studiuesit Francesco Billari dhe Luca Stella, së bashku me Osea Giuntella, të Universitetit të Pittsburg, i lidhën të dhënat me ato të popullsisë në Gjermani, duke analizuar kohëzgjatjen e gjumit.

Ata arritën në përfundimin se përdorimi i internetit redukton kohën e pushimit gjatë natës me minimumi 25 minuta dhe më konkretisht një gjë e tillë bëhet më e shpeshtë pas kthimit nga pushimet.

“Personat me linjë interneti në shtëpi priren që të flenë 25 minuta më pak në raport me ata që nuk kanë. Ata flenë më pak se 7 orë gjumë dhe nuk e bëjnë gjumin rehat”, thonë studiuesit, duke shtuar se ata e kanë më të vështirë të zgjohen në mëngjes.

Gjithashtu ekziston një lidhje e ngushtë mes pajisjeve elektronike në shtëpi dhe mungesës së gjumit, sidomos mes moshës 13 dhe 30-vjeçare.