Tre inspektorë tek Drejtoria e Hetimit Tatimor në Tiranë një ditë më pare janë arrestuar prej policisë pasi I kanë marrë lekë një biznesi në Spille të Kavajës.

Policia filloi të vihej në lëvizje vetëm pasi administratorja e biznesit kishte denoncuar rastin e saj tek kryeministri Edi Rama. Publikimi I këtij rasti tek “Facebook” nga vetë kryeministri u ka mjaftuar komentuesve që të japin disa sugjerime të tyret se si duhet luftuar korrupsioni aktiv tek administrate shtetërore.

Tek një prej përgjigjeve të tij, Rama u tregua i prerë kur ka deklaruar se në rast se të gjithë qytetarët do të merrnin shembullin e biznesit në Kavajë gjithë “të paudhët” ashtu siç I quan kryeministri të korruptuarit do të zhdukeshin për 24 orë.

Replikat në “Facebook”
KOMENTUESI 1: Zoti kryeminister.Ne cdo hallk te administrates, ne cdo pozicion pune qe qarkullojne vlera monetare ke te tille njerez.Punonjes te tatim taksave qe me 1 vit ‘pune’ kane ven pasuri sa per gjithe jeten.
EDI RAMA: Duhen pastruar me fshesen e bashkeqeverisjes me popullin! Sikur te gjithe te benin ate beri zonja qe i coi ne pranga keta te paudhe, do zhdukeshin brenda 24 oresh!

KOMENTUESI 2: Sna duhen keto o Edi po kontrollo drejtorët sepse aty fillon gjëma.Keta jane si nje pike uji ne liqenin e Pogradecit! Kur do tju vije rradha atyre…??
EDI RAMA: S’te duhen ty, po pune e madhe se s’te duhen ty o Mikel, i duhen asaj gruas qe e torturuan keta dhe gjithe atyre qe mund te binin viktime e ketyre!

LEXO EDHE:  Vasili hedh thumba me thënien e Konicës: Nuk duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vendit tonë

KOMENTUESI 3: Gjithandej ka si keta maskRenj zoti rama..nuk gjen nje dere te qash nje hall..ke faturistat esahateve ..i shkruajn sa u do qejfi..sikur jemi fur buke..dhe furi bukes paguan me pak..tregoju vendin z.rama ne vlore i ke te gjith te poshter..bbravo per drejtorin e ri e meriton per vloren..se kan marr nga dhit dhe i kane bere zabit…njeri i qyteteruar e me fjalen e embel duke percjell hallexhinjt..respekte
EDI RAMA: Denoncoji llafet e shumta fukarallek