Një grua është arrestuar pasi dogji burrin e saj për së gjalli, vetëm se nuk pranoi t’i jepte kodin e celularit.

Ilham Cahyani, 25 vjeç, i kërkoi Dedi Purnamës, 26 vjeç, kodin e celularit, ndërkohë që po punonte për riparimin e çatisë së shtëpisë.

Pas shumë diskutimesh me njëri-tjetrin, dyshohet se Cahyani dyshohet se kapi një kovë benzine dhe e derdhi atë mbi Dedin. Pastaj e dogji me çakmak në fshatin Pandanwangi, Indonezi.

Një dëshmitar i identifikuar si Oji u tha gazetarëve se ai kishte qenë i pranishëm në momentin e djegies dhe kishte ndërhyrë për të fikur flakët. 26-vjeçari ndërroi jetë në spital dy ditë pas ngjarjes.