Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në tragetin e linjës Bari-Durrës mëngjesin e sotëm, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Viktima është 58-vjeçari Isa Koni nga Maminasi. Qytetari ishte i shtrirë në sallonin e tragetit me të cilin udhëtonte, ku pësoi edhe atak kardiak.

Sipas dëshmitarëve, 58-vjeçari ishte ndjerë keq dhe ka kërkuar ndihmë, por nuk është i është dhënë nga stafi i tragetit.

Policia e Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në morg për të zbuluar shkaqet e vdekjes së 58-vjeçarit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook