Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka nisur deklaratën e tij për shtyp ashtu siç kishte paralajmëruar.

Tahiri ka deklaruar ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit se pse ka heshtur në pritje të drejtësisë.

Ish-ministri i Brenshëm shprehet se kjo deklaratë vjen pas punës intensive nga Komisioni Parlamentar që është ngritur për të hetuar aktivitetin e tij kur ka qenë Ministër i Brendshëm.

Tahiri tha se ka pritur dy javë rresht për të folur në Parlament dhe nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të dilte në konferencë për shtyp.

Pjesë nga deklarata

Prita për dy javë rresht të flisja në kuvend, por mes miellit e cizmeve mu bë e pamundur dhe nuk kisha rrugë tjetër përvec kësaj që zgjodha për të ndarë me ju një qëndrim timin, nuk ka ngelur i madh e i vogël që nuk e di se para më shumë se 6 muajsh filloi një tjetër histori që po përballem e do të përballem deri në fund, kam 6 muaj që hesht e dëgjoj, lloj lloj race që nuk ka lënë gjë pa thënë sa të kisha qeverisur për 30 vjet dhe në vend të gjithë atyre para meje nuk do kisha imagjinuar dot kurrë kaq akuza për veten, kriminel, tjetri trafikant, diku kokë e mafies, diku ushatar i mafies, njëherë shgtylle e krimit, dru i shtrembërt, këtë e kam quajtur kur gjyqin ta bën djalli dhe e kam fjalën për gjyqin që më bën raca që e ka shkatërruar këtë vend. Nuk jam ëngjell kam punuar dhe kam bërë gabimet e mia…

Kur gjyqin ta bën djallin, jo se unë jam engjëll se kam punuar dhe kam bërë gabimet e mia. Kur gjyqin ta bën djalli unë këtë nuk e pranoj. Mua ma kanë thënë që më ka mbrojtur imuniteti, Edi Rama dhe të tjera.

Më kanë thënë që unë kam penguar integrimin e Shqipërisë, këta që kanë vjedhur jo vetëm lekët por dhe të ardhmen e fëmijëve,, dhe thonë që unë paskam penguar integrimin. Unë nuk jam si këta që fshihen pas parlamentit, që marrë rrogën kotë. Unë kam gjashtë muaj që hesht, që dëgjoj.

LEXO EDHE:  Mblidhet Këshilli i Mandateve, pritet të vendoset "fati" i Tahirit

Kam 8 vjet në kuvend e më duket se kam 80, 4 vjet isha ministër i Brendshëm, më duket se në këtë vend nuk ka pasur asnjë ministër tjetër të brendshëm., e vërteta ka një çmim dhe unë e dija, për mua çmimi i lirisë është shumë më i vlefshëm se çmimi i karrierës sime

Kam parë e dëgjuar më shumë se çfarë kam pasur kohë për të menduar,

Por kur dëgjoj këta si vajtojnë në emër të popullit si luten në emër të popullit, kërcënojnë në emër të popullit, shajnë, e kërkojnë falje se kurrizi i popullit nuk mbaron i mban të gjitha, këta luajnë teatrin e zakonshëm, e kur i shoh të gjitha ngushëllohem disi. Sa kanë shpifur për mua është shumë më pak nga çi kanë bërë njerëzve në 20 e kusur vjet

Të vrasin natën e të qajnë ditën, hajduti flet për ndershmëri, maskarai për moral të gjithë bashkë për drejtësinë, edhe ty trafikant të thonë e keni të drejtim, kam duruar 6 muaj, e nuk kam folur për të respektuar të vërtetën time dhe drejtësinë dhe kam heshtur.

Mua më akuzon Sali Berisha, që e ka bërë gojën çorap me shpifje dhe janë të paketuar për vrasje, shpifje, vjedhje. E kanë rrënuar Shqipërinë..

Më akuzon Monika dhe Iliri, që Zoti e di se nga t’i kapësh se nuk ka ujë të shenjtë që i lan.

Unë do të përballem me drejtësinë, po këta që akuzohen e shesin dëngla? Si ia hodhën drejtësinë? Duke varrë hajdutin? Duke akuzuar të tjerët për gjëra që kanë bërë vetë, duke blerë gjykatës dhe kanë blerë rehatin, drejtësinë, duke mbyllur gojë, duke blerë heshtje.

Heshtja ime sot duket si kurrizi i përkulut. Por kush e ka marrë për frikë e dorëzim….unë as jam dorëzuar dhe as kam ndër mend ta bëj. Dua t’i drejtohem kolegëve të mi që nëse ka ndonjë të vetëm

Shqiptarët e dinë se plot politikanë para meje kanë qënë të akuzuar për vjedhje vrasje e ia kanë hedhur paq.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook