Rakia është padyshim një ndër pijet më të nënvlerësuara në botë, ndoshta sepse të djeg më shumë se një spec djegës i kuq i tharë.

Megjithatë, në Shqipëri dhe Kosovë, Rumani, Serbi, Bullgari apo Kroaci, ka burra të vërtetë që mund ta pinë të gjithë gotën e rakisë me një gllënjkë dhe të vazhdojnë bisedën si të mos kishte ndodhur gjë.

Por shumë pak njerëz e njohin me rrënjë pijen më të famshme në vendin tonë. Ja 7 gjëra që duhet t’i dini patjetër, nëse doni të jeni raki-dashës të denjë.

1. Raki ka kudo

Sigurisht që rakia nuk është pije autentike shqiptare. Paralelisht, kjo pije është zhvilluar në mënyra të ndryshme në shumë shtete në Ballkan, Evropë Qëndrore, Turqi dhe në Itali.

Rakia turke, shqiptare dhe greke  ndryshon disi, sepse bëhet nga rrushi i tharë. Por në Greqi është mjaft e përhapur edhe ouzo, që bëhet nga rrushi i njomë. Në Itali kultivohet grappa, me mbetjet e rrushit pasi ky shtypet për të bërë verë.

Ouzo është një pije shumë e përdorur në të gjithë Ballkanin: Bullgari, Rumani, Serbi, madje edhe Çeki, ku njihet me emrin “palenka” si edhe “palinka” në Hungari.

2. Rakia ka aq shumë alkool sa do bënte tapë edhe djallin

Përmbajtja e zakonshme e alkoolit tek rakia është 40%. Por rakia e bërë në shtëpi është shpërthyese: 50%!

Sidoqoftë, rakia e prodhuar për t’u shitur në dyqan mund të ketë tipikisht 25% alkool. Prapë nuk është pak!

3. Rakia është rivalja e “pijes më të fortë në botë”, absintit

Absinti ka rreth 45%-74% alkool dhe konsiderohet shpesh si pija alkoolike më e fortë në botë.

LEXO EDHE:  Arrestohet 20-vjeçari në Skrapar, drejtonte mjetin pa dokumenta (EMRI)

4. Por në Shqipëri nuk para e gjen edhe aq të fortë

Rakia e Skraparit, që është më e famshmja, përmban rreth 22%-30% alkool.

5. Në Shqipëri bëhet raki me çdo gjë mund t’ju shkojë mendja

Përveç rakisë së rrushit, që është më e famshmja, këtu njihen shumë lloje rakie, si raki arre, raki mane, raki manaferre, raki dardhe etj.

Por ndër më të veçantat mund të përmendet rakia e rigonit, që prodhohet në Përmet, dhe që përdoret edhe si kurë për problemet me frymëmarrjen.

6. Rakia është ilaç

Rakia ka antioksidantë, ndaj nëse pihet me kujdes dhe në sasinë e duhur- 1 teke në ditë- mund t’ju zgjasë jetën. Përveç kësaj, sigurisht që është edhe një lehtësues i stresit. 

Një teke në ditë pastron yndyrnat në gjak që mund të shkaktojnë infarkt dhe gjithashtu ndihmon të luftohen gripërat dhe mikrobet që qarkullojnë vërdallë.

7. Rakia ka ardhur nga Arabia

Kur bëhet fjalë për histori, aq më shumë kur bëhet fjalë për histori qejfi, asgjë s’është e regjistruar dhe e sigurt. Megjithatë, besohet se rakia u përhap në mënyra të ndryshme në shumë vende të Evropës kur perandoria arabe pushtoi gadishullin iberik, në shekullin e 7-ë pas Krishtit.

Fjala “raki” mendohet të ketë prejardhje nga fjala “araq” në arabisht, që do të thotë “djersë”. Pikërisht siç e lexuat. Arabët i mësuan evropianëve procesin e distilimit nga i cili prodhohet alkooli dhe ky është shumë i ngjashëm me djersitjen, sipas arabëve pra.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook