Ka ardhur ndëshkimi i parë nga Vettingu. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

Ky vendim u mor me arsyetimin se Lolo nuk e justifikon pasurinë e tij, një shifër prej gjysmë milioni dollarë.

“Vendimi i arsyetuar me shkrim i njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve pas përfundimit të kësaj seance dhe subjekti ka te drejte ankimimi”, tha kryetarja e trupës gjykuese Genta Tafa Bungo.

Pas vendimit avokati Ardian Visha deklaroi se do të apelonte vendimin në Kolegjin e Apelimit.  

 “Për standardin që vendos, për mua, për aq sa mund të them është një stekë shumë e ulët poshtë së cilës zor se duhet të kalojë njeri. Kështu që është përdorur prej jush si media me gjithë vlerësimin maksimal për dobinë e atyre do ikin, problemi është kush do rrijë në sistem, ky është problemi”, u shpreh Visha. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook