Sandër Lleshaj, Ministri i Brendshëm kërkoi që  në rrugët e vendit të mos ketë më postblloqe të Policisë Rrugore si dhe të shmanget vendosja e efektivëve në kryqëzime të cilët dublojnë semaforët.

Sipas Lleshajt, prania e policisë në numër të tepruar u jep rrugëve një pamje jo normale, të ndryshme nga ato të vendeve europiane. Kjo krijon përshtypjen e gabuar të një policie shumë të madhe, ndërsa raportet e numrit të policëve për frymë në vendin tonë janë më të ulëtat në rajon.

Lleshaj kërkon shtimin e patrullimeve në vend të postblloqeve me mjete policie të shenjuara, mjete civile si dhe punonjës me ose pa uniformë.

Masa tjetër që do të nis zbatimin është projekti i dërgimit të gjobave nëpërmjet postës, në adresë të shoferëve.