Vatikani është tronditur nga një tjetër skandal ku në një raport prej 2300 faqesh ku dokumentohen 64 raste abuzimi pedofilie nga kleri katolik në Kili iu është dorëzuar Papa Franceskut.

Raporti është hartuar nga kryetari i kongregacionit të doktrinës fetare në Selinë e Shenjtë, arqipeshkopi maltez Charles J, Scicluna.

Ati i Shenjtë informon se ka thirrur me urgjencë në Romë peshkopët kilianë për të dialoguar mbi vendimet që duhen marrë me vlerësimet e rastit ndaj informacionve të shtrembëruara që kanë mbëritur deri më sot nga kisha kiliane.

Dëshmitë e kësaj dosje kanë zbardhur abuzimet seksuale të kryera ndaj mjaft fëmijëve nga prifti e guida e tyre shpirtërore, kiliani Fernando Karadima e që janë mbajtur fshehur nga peshkopi Juan Barris Madrid.

“Dëshmitë e mbledhur në Kili mbi rastet e pedofilisë nga kleri vendas dëshmojnë mjaft jetë të pafajshme të kryqëzuara e kjo më shkakton dhimbje e turp”, shkruan Ati i Shenjtë.

“Pranoj se kam bërë gabime serioze të vlerësimit dhe të perceptimit të situatës për shkak të mungesës së një informacioni të vërtetë e të balancuar”,  shprehet Papa Francesku.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook