TIRANE

Ditën e djeshme ‘BalkanWeb’ zbuloi se modelja e njohur shqiptare kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj. E kjo miqësi ka bërë që Kejvina të merret në pyetje nga Policia.

Është zbuluar se modelja bukuroshe kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja dhe se ajo është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit.

Kjo duket se i ka pëlqyer Einxhel Shkirës, vajza me të cilën vetëm pak ditë më parë, Kejvina pati edhe një përplasje fizike. Ditën e djeshme Einxhel ka bërë një postim në rrjetet sociale pas marrjes në pyetje të Kejvinës. “Unë nuk kërkoj hakmarrje sepse autobusi i karmës gjithmonë arrin në kohë. Udhëtim të mbarë k***ë”.

Po si nisi sherri mes tyre?
Në sherr u përfshi edhe Oriola Marashi e cila së bashku me Kejvina Kthella rrahin Einxhel Shkirën. Tre vajzat e njohura të ekranit, Oriola Marashi, Kejvina Kthella dhe Einxhel Shkira janë përleshur mbrëmjen e 15 tetorit në Liqenin e Thatë të Tiranës. Vajzat janë zënë keq me Einxhel Shkirën aq sa kanë përfunduar në përleshje fizike dhe ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së kësaj të fundit.

Por pas përleshjes duket se Einxhel nuk e ka lënë me kaq. Mësohet se Einxhel ka bërë një denoncim në Postën e Policisë në Farkë dhe çështja është duke u shqyrtuar nga organet përkatëse. Einxheli dhe Kejvina thuhet se janë parë me shenja ngado dhe dyshohet se gjithçka ka filluar pas fitores së Kejvinës në “Dance With Me”.

Por me sa duket këto lajme të publikuar në mediat roze kanë irrituar ne maksimum bukuroshen Einxhel Shkira, e cila ka bërë edhe një tjetër postim në rrjetet socile, ku shigjeton ato për lajmet e publikuara.

“Gazetarë idiot dhe të pafat boll bëtë lajme idiote me tituj idiotë dhe boll përmendët emrin tim vend e pavend. Se do t’ju gjej emrin dhe një e nga një dhe do shpik lajme e tituj për secilin nga ju dhe mamatë tuaja, sepse kështu e kuptoni si do ndiheni ju dhe familjet tuaja nga titujt që keni bërë për ca klikime të qelbura. Boll shpikët për gjëra që s’kanë ndodhur”- shkruan modelja.

  • foto galeri