Rudina Dembacaj dhe Agron Llakaj ishin dy nga figurat kryesore të ‘Al Pazar’, emisionit humoristik të aktorit Llakaj, i cili e nisi atë rreth pesë vite më parë në ekranin e “Vizion Plus”.

Largimi i Dembacajt nga ky emision duket se nuk ishte aq shumë paqësor me kolegun Llakaj.

Zënka mes tyre u përfol shumë së fundmi në media dhe të dyja palët lanë të kuptohej se nuk kishin mbetur miq.

Megjithatë, dy aktorët e humorit duket se do të bëhen sërish bashkë në një emision televiziv.

Moderatorët e emisionit “Chaud Patate” në NRG Radio zbuluan se Agron Llakaj do të jetë të hënën e ardhshme përballë fëmijëve në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku Rudina është pjesë e formatit.

Mbetet të shohim sjelljen e aktorëve kur të përballen me njëri tjetrin në skenë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook