Anxhelina Petro, 29-vjeçarja shqiptare e cila pak ditë më parë tronditi opinionon publik shqiptar dhe atë grek pasi u vra barbarisht nga babai i saj Aleko Petro. 

Shkak i këtij krimi makabër ishte lidhja sentimentale e Anxhelinës me një 30-vjeçar afgan, i birësuar nga një familje greke. 

Në një intervistë për median greke “Skai”, 30 vjeçari ka rrëfyer detajin prekës të historisë së tyre, teksa deklaron se një javë përpara krimit ai i kishte propozuar për martesë të dashurës së tij Anxhelinës.   

“Isha si burri i saj. I kisha propozuar për martesë një javë para krimit. Fatkeqësisht nuk mundëm. Një herë e qëlloi edhe xhaxhai në shtëpinë e babait të saj. Më kërcënuan edhe mua që të ndaheshim, por dashuria jonë ishte e madhe. Ajo vajzë kishte përballuar një tirani të madhe”, deklaroi 30-vjeçari për median greke. 

Rikujtojmë se Anxhelina Petro u godit disa herë për vdekje me shufër hekuri mbrëmjen e 2 Janarit nga babai i saj Aleko Petro. Ngjarja e rëndë ndodhi në Korfuz të Greqisë në banesën e të atit. 52-vjeçari Aleko Petro ishte kundër lidhjes së vajzës së tij me emigrantin afgan, që ishte birësuar nga një familje greke. Sipas dëshmive të pasqyruara në mediat e vendit fqinj, Anxhelina dhe i dashuri i saj bashkëjetonin prej 13 muajsh.

Aleko Petro ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se është penduar për atë që ka bërë. Madje ai ka kërkuar që dënimi i tij të jetë varja në një shesh publik si shembull për të tjerët.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Skandal në Greqi, protesta kundër nxënëses shqiptare që do të mbante flamurin. Rikthehen huliganët e "Agimit të Artë"

Trupi i pajetë i Anxhelina Petros pritet që të sillet ditën e sotme në Shqipëri për t’u varrosur në Berat, aty ku jeton mamaja e 29-vjeçares.