Vijon aksioni i policisë rrugore ndaj çdo drejtuesi mjetesh që shkel ligjin.

Teksa i ka quajtur aletët më të ngushtë të policisë, kjo e fundit i ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Policia e Shtetit ka publikuar dy raste kur shoferët nuk respektojnë tabelat e qarkullimit rrugor ndërsa kanë marrë gjoba për parkim të gabuar.

“Padyshim qytetarët, janë Aleati më i ngushtë, për të vendosur rregull dhe për të ndërhyrë në kohë për çdo paligjshmëri, qoftë ajo edhe një kundravajtje administrative.

Besimi ndaj nesh, është vlerësim dhe njëkohësisht detyrim për tu shërbyer me korrektësi të gjithë qytetarëve që adresojnë shqetësimet e tyre pranë nesh”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit në Faqen zyrtare në Facebook.