Deklarata e sotme e Kryeprokurores Arta Marku ka sjellë reagim nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

Vasili thotë se Prokurorja e Përgjithshme ka deklaruar sot gjatë takimit me gazetarët se ka boshllëqe ligjore në zgjedhjen e prokurorit, por sipas tij Kushtetuta flet qartë se këto boshllëqe i plotëson Kuvendi duke ndryshuar ligjet dhe jo krueministri e as interpretimet në anglisht.

Statusi i Vasilit:

Kryeministri minoi qëllimisht integrimin evropian me zgjedhjen e paligjshme të kryeprokurorit.
Kryeprokurorja Arta Marku pohon me gazetarët, në mënyrë korrekte, se ka boshllëqe ligjore për çështjen e zgjedhjes së prokurorit.

O Kryeministër a ke veshë ta dëgjosh.
Ka boshllëqe ligjore.

Kushtetuta flet qartë e prerë se boshllëqet i plotëson vetëm Kuvendi i Shqipërisë me votë duke ndryshuar ligjet.

Nuk i bën dot as ky kryeministri i kapur, as komisioni i ligjeve, as interpretimet në anglisht, as 69 votat kriminale që rrezuan shtetin në 18 dhjetor.

Kryeministri i vuri qëllimisht minat reformës në drejtësi në 18 dhjetor, në funksion të strategjisë së tij të antiintegrimit europian “integrimi i pamundur”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook