Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi forcimin e luftës kundër pirjes së duhanit në ambiente publike dhe se shkelësit e ligjit do të dënohen rreptësisht.

Ogerta Manastirliu vjen me një parlajmërim të fortë kundrejt bareve dhe restoranteve, duke theksuar se do të ketë kontrolle të vazhdueshme për të observuar zbatimin e ligjit anti-duhan në ambientet publike.

“Lufta me duhanin në ambientet e mbyllura nuk do të jetë më me aksione sporadike, por me kontrolle dhe rikontrolle ditën dhe natën, në çdo bar, restorant apo ambiente të tjera publike, në zbatim të ligjit që ndalon rreptësisht konsumin e duhanit në ambiente të mbyllura, duke kërcënuar shëndetin e qytetarëve.

Gjatë takimit me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor diskutuam për planin konkret për ta çuar deri në fund luftën me këtë fenomen që shkakton dëme të jashtëzakonshme në shëndet. Zero tolerancë për këdo që shkel ligjin”, deklaroi ministrja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook