Një oktapod, i cili parashikoi saktë të gjitha rezultatet e Kupës së Botës në Japoni, është vrarë dhe është kthyer në ushqim japonez (sashimi).

Molusku, i quajtur Rabio, u konsiderua telepatik pas një eksperimenti në pishinë.

Por Kimio Abe, peshkatari që e kapi, mendoi se do bënte më shumë para duke e shitur për ushqim sesa nga dituria e tij.

Mediat lokale në Japoni raportuan se Kimio vendosi që jetesa e tij ishte më e rëndësishme sesa fama virale.

Oktapodi parashikoi fitoren e Japonisë kundër Kolumbisë dhe barazimin e tyre me Senegalin, duke u zhvendosur në pjesë të ndryshme të një pishine.

Secili sektor, i shënuar si fitore, humbje ose barazim, kishte ushqim të vendosur për të provokuar oktapodin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook