Ballina OP-ED Afganistan – Shpërthim pranë ambasadave të huaja, mbi 80 viktima dhe qindra...

Afganistan – Shpërthim pranë ambasadave të huaja, mbi 80 viktima dhe qindra të plagosur

Të paktën 80 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në Kabul të Afganistanit. Shpërthimi ka ndodhur pranë ambasadave të huaja dhe shumë pranë pallatit presidencial.

Sipas autoriteteve shpërthimi ka ndodhur nga një autobombë në sheshin qendror.

Imazhet në mediat sociale tregojnë një re të madhe të tymit të zi mbi qytet dhe një sërë automjetesh të shkatërruara.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes përshkruajnë  një skenë kaotike me njerëz që transferohen në spital.

Zona qendrore e shpërthimit ka qenë e rrethuar nga policia. Ende nuk dihet se nga kush është shkaktuar sulmi.