Ballina OP-ED Deklarata e gazetarit: Me palën greke përveç çështjes çame duhet diskutuar dhe...

Deklarata e gazetarit: Me palën greke përveç çështjes çame duhet diskutuar dhe çështja arvanitase

Gazetari i njohur Marin Mema ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “360 Gradë” në Ora News, ku ka folur rreth marrëveshjes Shqipëri-Greqi.

Mema tha se me palën greke përveç çështjes çame duhet diskutuar dhe çështja arvanitase.

“Mendoj se në këtë situatë takimet me palën greke janë të nevojshme. Unë mendoj që kryeministri duhet të bëjë lëvizje sipas interesave të vendit të tij. Shqipëria është një vend që i ka dyert e hapura për këdo.

Unë besoj që ka një vend në botë që mirëpret dhe mbështet siç mbështet Shqipëria minoritetin.

Ndërkohë që flasim për këtë bashkëjetesë me minoritetin grek, minoriteti shqiptar në Greqi nuk ekziston.

Ne duhet të pranojmë të vërtetat e historisë ashtu siç janë. Çështja arvanitase është një histori e gjatë që kulmon në 1891ku 90 nga 100 heronj ishin arvanitas, që sot e gjithë ditën flisnin shqip”, u shpreh ai.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook