Ballina OP-ED Deulofeu rikthehet në Milano, por ja për cilën fanellë do të luajë...

Deulofeu rikthehet në Milano, por ja për cilën fanellë do të luajë këtë herë

Gerard Deulofeu mund të rikthehet në Milano në muajin janar, por duke veshur fanellën e Interit.

Është pikërisht “El Gol Digital”, ai që flet për mundësinë e transferimit të Deulofeut tek Interi.

Deulofeu ishte një prej surprizave të Serie A sezonin e kaluar, e mund të jetë përforcimi i duhur për trajnerin Spalletti, për sa i përket repartit të sulmit.

Ish-futbollisti i Evertonit ka treguar se mund të luajë si në krahun e majtë, ashtu dhe në atë të djathtë, për të krijuar superioritet numerik.

Pikërisht një futbollist i tillë i duhet edhe Interit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook