Ballina OP-ED Emërimi i Hysit në krye të SHÇBA, reagon Strazimiri: Dëmtohet procesi i...

Emërimi i Hysit në krye të SHÇBA, reagon Strazimiri: Dëmtohet procesi i vettingut në polici, ja e shkuara e errët e ish-gjykatësit

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka dalë në një deklaratë për mediat ku foli në lidhje me emërimin e drejtorit të ri të SHÇBA, Agim Hysi.

Strazimiri tha se komandimi i Hysit në krye të SHÇBA dëmton procesin e vettingut në polici. Kjo gjë vjen pasi sipas demokratit, Hysi ka qenë ish-gjyqtar në Vlorë dhe Gjirokastër.

Deputeti demokrat shtoi se Agim Hysi është shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për korrupsion.

“I ashtuquajturi vetting në polici do bëhet nga i ashtuquajturi me dosje njolle. Agim Hysi është komanduar në krye të SHCBA që me ligj bën vettingun në polici. Agim Hysi ka disa njolla në dosje dhe është shkarkuar në vitin 2002 nga KLD, pasi është gjetur i padenjë për të dhënë drejtësi dhe shkatërron procesin. Me emërimin e Agim Hysit në krye të SHCBA, Xhafaj ka gjetur personin më të padenjë të certifikuar me vendimet Gjykatash që nga Shkalla e parë deri në Strasburg për të garantuar shqiptarët për integritetin e trupës policore.

LEXO EDHE:  Grabitja te Hipoteka, Posta reagon pas verdiktit të policisë: Nuk jemi grabitur ne, por

Kjo është arsyeja pse PD këmbënguli që Vettingu i policisë të nisë nga Xhafaj, pasi me përzgjedhje të tilla procesi i ashtuquajtur i vettingut në polici reduktohet në proces edvingu për të garantuar pandershmërinë e strukturave të shtetit”- tha Strazimiri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook