Ballina Magazine Era Rusi tregon gafën e Top Fest: Unë dhe Xhensila Myrtezaj…

Era Rusi tregon gafën e Top Fest: Unë dhe Xhensila Myrtezaj…

Këngëtarja e njohur Era Rusi ka qenë e ftuar në emisionin “Pop Culture”, e cila ka folur për projektet e reja muzikore dhe jo vetëm.

Era Rusi ka rrëfyer gafën e Top Fest që nuk dihej deri në momentin që ajo vetë e tha publikisht.

Era tha se Çmimi i Internetit qe ajo fitoi me këngën “Hajde me ne”, në fakt ishte çmimi i Xhensila Myrtezajt.

Ndërsa kjo e fundit u vlerësua me çmimin “Best Pop Rock” me këngën “Jeton tek unë” që gjithashtu ishte çmimi i Erës.

“Tani mund ta them se kanë kaluar shumë vite dhe nuk i mbetet hatri askujt. Në atë edicion çmimi im u ngatërrua me çmimin e Xhensilës. Çmimi i Internetit përkthehet çmimi i publikut dhe unë mendoja që dikush nga publiku të reagonte dhe të thoshte ‘nuk kemi votuar pët këtë. Por pas saj, asgjë nuk ndodhi, publiku nuk e kuptoi se cilit iu dha çmimi i tij”, tregon Era.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook