Ballina Lifestyle Hidhini një sy trendeve të reja përpara se të filloni blerjet e...

Hidhini një sy trendeve të reja përpara se të filloni blerjet e vjeshtës (Foto)

Tendencat që do të shohim më shumë në stinën e vjeshtës e të dimrit, si dhe trendet që do “pushtojnë” rrugët e qytetit, duke filluar që nga modelet, stilet apo edhe ngjyrat e veshjeve, pra njihuni me ngjyrën më “cool” të sezonit, blunë!

Shfaqjet e fundit të modës na kanë treguar se të gjitha hijet e blusë janë vetë “moda” e veshjeve të dimrit dhe para se të bëni blerjet e sezonit duhet të fokusoheni që veshjet tuaja të kenë patjetër pak nga kjo ngjyrë.

Bluja e errët është një nga ngjyrat që kemi parë më shumë në sfilatat e fundit. Pas shumë kohësh, ajo rikthehet në koleksionet e vjeshtës dhë është më e freskët se kurrë ndonjëherë. Eleganca e toneve të errëta është një detaj që i bën veshjet tuaja të duken “chic” ashtu sikurse kemi parë në kostumet mashkullore të sugjeruara nga Dior apo jumpsuit-et e mëndafshëta nga Tibi.

Vjeshta dhe dimri i këtij viti do të jenë përfundimisht edhe sezoni i printeve. Sa shumë përputhet bluja me printet? Ne mund të themi SHUMË! Do ta shohim këtë ngjyrë kudo, veçanërisht në printin skocez “tartan”. Ja që keni shumë arsye për ta veshur edhe ju këtë ngjyrë!