Ballina OP-ED Ish-ministri-studentëve: Sundimtarët e këtij vendi jeni ju mos i lejoni të ju...

Ish-ministri-studentëve: Sundimtarët e këtij vendi jeni ju mos i lejoni të ju përdorin si gura shahu

 

Dritan Demiraj ish-ministri i Brendshëm është bashkuar me studentët,për protesën e tyre. Studentët gjithashtu do të zbarkojnë dhe përpara Kyeministrisë. Nga një postim ne rrjetet sociale  ‘Facebook’ ish-ministri bën thirrje që të gjithë ti bashkohen protestës,por jo për partitë politike por për vetë faktin e të drejtave të tyre.

Mos u largoni nga sheshi të dashur studentë,këmbëngulni për të drejtat që ju takon mos e shisni veten nga këto uligan dhe qeveritarë që nuk dinë të udhëheqin,ato mendojnë se ju kanë në duar si gura shahu dhe mund të ju lëvizin si të ju dojë qefi,por jo sot më shumë se kurrë jo pikërisht sot. Shqipëria është e juaja ndërsa ju jeni e ardhmja e këtij vëndi,Ju jeni vetë fjala,vetë ligji,vetë sundimtarë.