Ballina OP-ED “Ka ministra që nuk kanë b*thë të flasin pa lejen e Kryeministrit,...

“Ka ministra që nuk kanë b*thë të flasin pa lejen e Kryeministrit, por ka media që nuk u shitën dhe treguan të vërtetën”

Nga Romeo Kara
Pare ne kete kendveshtrim, sa te lire e ndjejne veten shqiptaret, per te pranuar apo kundershtuar dicka?
Nuk perjashtoj asnje me kete pyetje apo dileme, pasi te gjithe ne e ndjejme se realisht nuk jemi te lire, apo jemi nen presionin e faktoreve antiliri.

E para eshte fjala, thote Bibla.
Lexo, thote Kurani.
Ka peshë fjala kur thuhet.

Fjala e kthyer ne bindje, ka transformuar shoqerine dhe vete natyren fizikisht.
Fjala e kthyer ne bindje ka nderruar faqet e historise.
Fjala eshte e para dhe sigurisht materializimi i saj vjen pas.

Prandaj zorzopet e cdo kohe, ne vende te pailuminuara e pa standarte si ky i yni, perkujdesen me te gjitha marifetet, qe te ndalohet fjala, sidomos fjala e lire.
Fjala e lire eshte mjedisi i vetem i se vertetes dhe pa te vertete nuk ka drejtesi.
Ja pse pa fjalen e lire nuk ka as drejtesi, as te vertete dhe as dinjitet.

Akoma do genjejme mendjen ne gjyhnaqaret lidhur me fjalen e lire?
Akoma do te flasim me leje apo sipas interesit te pushtetarit punedhenes?
Akoma do te flasim me gojen tone por me mendjen e pushtetarit “hyjnor” qe i di te gjitha, edhe pse nuk di asgje?

Akoma do t’i sherbejme mizerjes dhe maskarallikut qe na ka zene?

Kemi ministra qe nuk kane bythe te thone asnje fjale, pa lejen e kryeministrit.
Kemi deputete qe nuk kane bythe te thone ate qe mendojne pa lejen e kryetarit te partise perkatese.
Kemi njerez te thjeshte qe nuk flasin dot nga frika e vendit te punes.
Kemi kryeministrin qe nga halli flet mire per Lulin apo Liken.

Kemi nje popull te tere ne teatrin absurd te sorollatjes neper humbetiren e iluzionit per lirine dhe prosperitet.

Une personalisht kam folur dhe do flas, se jam lidhur pas litarit te Zotit dhe jo litarit te perlyer te partive.
Une nuk munda t’a besoj se nje media e tere, nuk guxoi t’i percjelle ketij populli akuzat e mija te shoqeruara me fakte e prova ndaj kryehajdutit dhe kriminelit Meta.
Heshten te gjitha si me komande.

Heshten edhe ato qe sot te komanduara flasin kunder tij sot.
Por, Zoti eshte vete garanti i se vertetes dhe se drejtes dhe ishin pikerisht tre media qe e percollen kete te vertete, Pamfleti, Report TV dhe Tellalli.

Ishin pikerisht tre media qe nuk u shiten apo veteshiten dhe nuk kerkuan leje te kryemendja e Shqiperise per te percjelle te verteten apo per te thene fjalen e tyre.
Me e liga eshte se pikerisht ata qe nuk kane bythe per te thene te verteten, jane ata qe si portavoce e kryemendjes, anatemojne cdo ze te vertete sot.
Mjeranizem i papare.

Viti 2018 dhe njerez te te gjitha moshave, perserisin si ne kor, traplliqet e nje haluçinanti, qe cfare thote sot, nuk thote neser dhe qe marshon me sukses nga humbja ne humbje.
Zoti te merr mendte fillimisht dhe pastaj parate.
Edhe neve na ka marre Zoti mendte.
Kurre nuk do te bejme hajer nese nuk vijme ne vehte.
Therritini mendjes se mbase do t’ju vije, dhe kur t’ju vije, do te shikoni se cfare mysybetesh po ju qeverisin.

Respekt per median e vertete.
Mallkuar qofte media e hipokrizise.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



Kryemadhi: Më 27 janar harrojini flamurët politik, të protestojmë për Shqipërinë, do të jetë mëkat për këdo që…

Aksident në aksin Kavajë-Tiranë, makina përplas çiklisitin 67-vjeçar

Berisha përkujton Rugovën: Sot shqiptarët përkujtojnë 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës

Me shpejtësi skëterrë në autostradë, mjeti përfundon në kanal (Detaje)

“Po nuk të pata unë, s’të ka askush”, ja mesazhi i fortë për vrasjen e Arielës

VIDEO+16/ Pamje të rënda nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, publikohen filmimet e vrasjes në Tiranë

Kush është infermieri 23-vjeçar nga Fieri që i mori jetën Arielës (Foto)

Denoncimi/ Çifti i avokatëve po zhvasin shqiptarët

Basha ngushëllime Jonuz Musliut: Humbje e madhe e një luftëtari të palodhur

Detaje/ Kush janë dy të rinjtë të qëlluar gjatë mesditës së sotme në Tiranë (Emrat)

Artikulli paraprakZbardhen faktet tronditëse, si tentuan jugosllavët të eleminonin në ajër 7 gjeneralët e Enver Hoxhës
Artikulli tjetërVIDEO/ “Shazami për fytyrën”, aplikacioni që identifikon njerëzit në smartphone