Ballina OP-ED Kukësin rrezikon të përballet me klube të mëdha europiane

Kukësin rrezikon të përballet me klube të mëdha europiane

Kukësi rrezikon që të përballet me emra të mëdhenj të futbollit europian në debutimin e saj në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Shqipërisë do ta nisin nga turi i dytë paraeleminator, ndërsa kundërshtarin e saj do ta zbulojë në 19 qershor, kur UEFA do të hedhë shortin në Nion të Zvicrës.

Ndeshja e parë e turit të dytë paraeleminator do të luhet në datat 11 dhe 12 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit më 18 dhe 19 korrik. Kukësi rrezikon që të përballet me emra te mëdhenj të futbollit europian.

Në turin e dytë paraeliminator, koeficientin më të madh e kanë kampionët e Sëlltikut, që udhëheqin vazon e favoritëve. Më pas, skuadra të njohura si Salzburg në Austri, Kopenhagen në Danimarkë, Ludogorets në Bullgari, BATE Borisov në Bjellorusi dhe APOEL Nikosia në Qipro, janë rivalë të mundshëm të veriorëve, që drejtohen nga Ernest Gjoka. Mirëpo, në vazon me 15 skuadra që mund të jenë kundërshtarë të Kukësit është edhe Karabaku ku luan kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli. I vetmi ekip që Kukësi mund të “peshkojë” janë kampionët e Moldavisë, Sherif Tiraspol.