Ballina OP-ED Mbyllet lokali i turpshëm në Durrës , përdorej për prostitucion

Mbyllet lokali i turpshëm në Durrës , përdorej për prostitucion

Një rrjet prostitucioni në qytetin bregdetar të Durrësit është shkatërruar ditën e sotme. Policia e këtij qyteti ka identifikuar dhe vënë në pranga dy pronarë lokali që punësonin femra si kamariere dhe i shfrytëzonin për prostitucion.

Në pranga kanë përfunduar katër persona. Arrestimet erdhën pas një hetimi dy mujor që çoi në finalizimin e operacionit të koduar “Bujtina”.

Të arrestuarit janë:

-P. B. 66 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, tutor, i dënuar më parë për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-S. G. 60 vjeçe,   banuese në Sukth i Ri, Durrës, tutore;

-B.S. 34 vjeçe, banuese në Durrës, e dënuar më parë për veprën penale “Prostitucion”.

– P.  L. 43 vjeç,  banues në  Rromanat, Durrës, klient.

Ato ofronin seks në këmbim të 2000-3000 lekëve

Policia thotë se “nga veprimet hetimore të kryera për rreth 2 muaj rezulton se shtetasit P. B. dhe S.G. në lokalin e tyre në Sukth,  Durrës kishin punësuar femra si kamariere, të cilat i ndërmjetësonin ato me qëllim për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës  2000- 3000 lekë, me klientë  të këtij lokali”.

Shtetësia B. S.  është kapur në flagrancë në një hotel afër lokalit së bashku me shtetasin P.L.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

– “Shfrytëzim prostitucioni” në bashkëpunim dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, në ngarkim të shtetasve  P.B. dhe S.G. parashikuar në nenet 114, 25 dhe 115 të Kodit Penal;

-“Prostitucion” në ngarkim të shtetasve B. S. dhe P. L, parashikuar në nenet 113 të Kodit Penal.