Ballina OP-ED Mega-operacioni i policisë greke, arrestohen 21 anëtarë të një grupi kriminal, 13...

Mega-operacioni i policisë greke, arrestohen 21 anëtarë të një grupi kriminal, 13 prej tyre shqiptarë

21 anëtarë të një rrjeti kriminal në Greqi janë arrestuar, ku 13 prej tyre raportohet të jenë shqiptarë.

Mes tyre u arrestuan gjithashtu 4 grekë, 2 gjeorgjianë, 1 moldave dhe 1 bullgar.

Arrestimi është bërë në zonën problematike Eksarchia, në Athinë. 21 anëtarëve iu gjetën kokainë dhe hashash.

21 shtetasit akuzohen për veprat penale “Trafik droge” dhe “Vjedhje”. Në kuadër të operacionit, policia greke ka bërë kërkime në 25 shtëpi.

U sekuestruan 23 kilogramë kërp, 200 gram kokainë dhe heroine. Gjithashtu u sekuestruan substanca çrregulluese, një pistoletë dhe 2 motorra, 2 makina, dhe 8500 euro.

Shumë prej anëtarëve të rrjetit janë akuzuar dhe më parë për vepra të ndryshme penale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook