Ballina OP-ED Moda/ Njihuni me 10 veshjet dhe aksesorët që iu duhen për pranverë-verë...

Moda/ Njihuni me 10 veshjet dhe aksesorët që iu duhen për pranverë-verë 2017

10 veshjet dhe aksesorët që iu duhen për pranverë-verë 2017 janë propozuar edhe këtë vit nga shtëpitë më të njohura të modës në pasarelat më të bukura të botës.

Stina e re sjell me vete tonet e forta si magneti dhe jeshilen ‘Greenery’, por edhe nuancat dhe fantazitë gjeometrike të gjalla, në lojë me kontrastet në të zezë dhe format e reja, si në veshje edhe tek asesorët e mëdhenj e të vegjël.

Zbulojmë së bashku disa nga tendencat për pranverë-verë 2017 për mos t’u humbur.

Jeshilja Greenery

Jeshilja Greenery është ngjyra e modës për pranverë verë 2017, një nuancë intensive që do të bëjë për vetese shumë fashioniste. Të shumta janë markat që e kanë dashur në pasarela , për fustane, të kombinuara me pantallona, minifunde dhe deri tek aksesorët.

Vijat shumëngjyrëshe

Por bien në sy në pasarelat e sfilatave të Milanos”për modën e grave, pranverë-verë 2017 ishin mbi të gjitha veshjet me vija, një nga trendet më të bukura të stinës së re. Fantazitë e vijave ishin të pranishmne në veshjet e stilistëve Elie Saab, Desigual, Versace, Trussardi dhe shumë marka të tjera të sukseshme, fustane të gjatë, funde e bluza për mos t’u humbur.

Veshjet me pala

Shumë të pranishme në koleksionet e reja janë palat, shpesh në formë vërtët origjinale. Valentino propozon fustane me pale të stilit klasik, por me ngjyra të ndezura. Veshjet me pala janë preferuar edhe nga Loeëe, Elie Saab, Milly etj.

Fantazitë gjeometrike

Stina e nxehtë 2017 do të jetë mbretëria e fantazive gjeometrike, e në mënyrë të veçantë të motiveve me vija dhe kuti. Louis Vuitton ka prezantuar gjatë sifiltës së fundit veshje por edhe këpucë me kuti, e ndjekur nga kjo zgjedhje edhe marka si Stella McCartney. Vija dhe dekorime janë përzgjedhur edhe nga Emilio Pucci, Antonio Marras dhe Jil Sander.

Këmishat në stilin ‘mannish”

Gjithnjë e më shumë popullore në vitet e fundit këmishat oversize të stilit ‘mannish’, janë krijime në forma klasike me shpatulla të gjera, por edhe me modele të reja nga masat më të veçanta, versione asimetrike ose me hapje të studiuara.
Mes markave që i kanë ripropozuar janë Balenciaga, Eudon Choi, Stella McCartney dhe Francesco Scognamiglio.

Aksesorët me lule

Lulet këtë pranverë shfaqen sidomos tek aksesorët. Prada sjell në pasarelë në Milano çantat maksi baule me një stampim me lule, ndërsa Gucci i vendos tek këpucët. Aplikime me lule ka edhe tek sandalet, balerinat e deri tek koleksionet Louis Vuitton.

Këpucët ‘mocassini’ me taka

Por këpucët e tendencës pranverë-verë 2017 janë edhe një herë ”mocassini’ me taka. Të hedhura sezonin tjetër dhe të ripropozuara në nivel botëror nga të gjitha shtëpitë e modës dhe markat low cost , i shikojmë të rikthehen në koleksionet e reja në versionin e stampuar me lule, me takë të ulët ose të lartë për të gjitha shijet.

Pardesytë

Mes veshjeve për sezonin e ri kthehet pardesyja, aq e dashur nga gratë. Në pasarela janë shfaqur modele me prerje të gjerë, variante asimetrike, ose ato klasike.

Rikthimi i grepit

Vera është si gjithmonë stina e preferuar e punimeve të grepit, në materilae kryesisht të bardha. Maison ashtu si dhe Blumarine ripropozojnë tendencat për 2017, duke realizuar funde, këmisha, bluza, fustane të punuara me grep e që duken shumë chic, me modele të rafinuara e femërore për tú kombinuar me sandale më të bukura të sezonit.

Fustanet me supin e zbuluar

Kush preferon stilin e guximshëm e sjellin për ju shtëpitë e modës si Vivienne westwood, Moschino, Versace, Chloè dhe shumë të tjerë , duke propzouar fustanet me njërin sup të zbukluar. Propozimet e reja janë realizuar me ngjyra intensive dhe të bukura/ata/