Ballina Galeri Nga Toni Poga/ “Si e pashë unë, veprën e Gregut”

Nga Toni Poga/ “Si e pashë unë, veprën e Gregut”

Nga Toni Poga
Pranë Akademisë së Arteve të Bukura, sime bije, Emit i tërhoqi vëmendjen bardhësia rrezatuese në hyrje të Galerisë FAB.

Patrik i rend nga pas, dhe të gjithë hyjmë në galeri.

Menjëherë në hyrje hutohemi nga një kontrast qe sinkron ndahet si koncept unik mes tre ambienteve.

Një punim i vetëm, pak të thuash instalacion artistik, është ekzistent në gjithë hapësirën e kuruar si rrallë ndonjëherë në galeritë ku bëhet art në këtë vend.

Unë nuk jam artist. Më pëlqen të shkruaj. Kjo vepër dhe realizimi më futën thellë në labirintin e imagjinatës që progresivisht si vetë vepra, më ndali atje ku kontrasti tek sfera rrezëllitëse ndalon.

Simbiozë e një lindjeje idesh në embrione që nxitojnë jetën, ambiciet njerëzore frymëzuese në shekuj, xhelozitë gri, përpjekje sfilitëse ndër cikle pushtetesh, çarje dhe asimetri të hapësirës, progresion rregullisht i etur, me një fund kubik të konturuar nga hapësira qe dimensionon sfera.

Kjo është çfarë perceptova unë.

Ju ftoj të vizitoni dhe ushqeni mendjen si çlodhje, që përtej imagjinatës, të ndjeni të bukurën artistikisht dhe fizikisht të realizuar me një mjeshtëri të rrallë.

Kjo vepër e realizuar nga Greg Rama dhe kurator Vladimir Myrtezai, si edhe stafi i tij la shenjë në memorien time. Uroj edhe tuajën, që do ta shikoni, ose e keni parë.