Ballina Kryesore Patatja e kuqe një burim i fuqishëm hekuri. Si ta gatuajmë

Patatja e kuqe një burim i fuqishëm hekuri. Si ta gatuajmë

Deri me sot askush nga ne nuk e ka perdorur pataten e kuqe. Prodhimi i ketij produkti ka qene i paket. Kohet e fundit ka filluar te kultivohet ne Divjake. 

Vlerat e patates jane te shkelqyera qofte per te rritur dhe sidomos per femijet. Te jep energji dhe permban perqindje te larte te vitamines C .

Vlerat e Patates së Kuqe

Patatet e kuqe janë një burim i fuqishëm i hekurit dhe vitamisë C. Duke marrë mjaftueshëm hekur përmes dietës ushqimore ditore qelizat e kuqe të gjakut fitojnë gjallëri në mirëfunksonimin e tyre.

Hekuri gjithashtu ndihmon organizmin të marrë më shumë energji. Vitamina C ndihmon organizmin që të përthithë hekurin  si dhe ndihmon indet që të rrisin nivelin e prodhimit të kolagjenit.

Patatet e kuqe përmbajnë gjithashtu minerale esenciale ndërsa kanë sasi domethënëse zinku. Ai luan një rol të rëndësishëm në forcimin e sistemit imunitar, sistemin nervor dhe shërimin e plagëve gjithashtu.

Kaliumi dhe fibrat tek patatet e kuqe kanë përfitime të mëdha shëndetësore për shëndetin kardiovaskular.

Kaliumi ndihmon në rregullimin e nivelit të presionit të gjakut dhe një dietë me nivel të ulë kaliumi nxit problemet e presonit të lartë të gjakut, një faktor risku për sëmundjet e zemrës.

Gjithashtu kaliumi tek patatet e kuqe ndihmon në forcimin e muskujve, përfshirë këtu indet muskulare të zemrës dhe enëve të gjakut.

Si ta gatuajme

Ziejini, piqini ose përgatitini në avull patatet e kuqe për të përfituar prej tyre vlerat më optimale shëndetësore.

Të tjera metoda gatimi, si skuqja kërkojnë përdorimin e vajit të ullirit për një pjatë të shëndetshme.

Kur i përgatisni në avull, lërini derisa të zbuten tërësisht dhe më pas shtypini me gjithë lëkurë – lëkura e kuqe e këtyre patateve ka të tjera vlera të shtuara ushqyese.

LEXO EDHE:  E thonë dhe shkencëtarët/ Njerëzit absorbojnë energji nga të tjerët

Mund t’i përdorni gjithashtu në supa apo gjellë të ndryshme për një shije superiore dhe vlera gjithashtu.