Ballina Aktualitet Përgjimi audio/ Tre demokratët nuk shkojnë në prokurori për të dëshmuar: Jemi...

Përgjimi audio/ Tre demokratët nuk shkojnë në prokurori për të dëshmuar: Jemi në Kuvend

Tre anëtarët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Ervin Salianji nuk janë paraqitur tek Krimet e Rënda në lidhje me përgjimin audio të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Mësohet se për shkak se janë në seancën plenare, ata i kanë kërkuar prokurorisë të shtyjë seancën për një ditë tjetër.

Ato ishin thirrur për të dëshmuar rreth orës 10:30, ndërsa seanca plenare ka filluar në orën 10:00.

Mësohet se bashkë me ta edhe këshilltari ligjor i PD-së, Gazmend Bardhi i ka kërkuar organit të akuzës të caktojë një datë tjetër për t’i marrë në pyetje.

Tre demokratët janë thirrur për të dëshmuar pas thirrjes publike të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se ka bërë një ekspertizë ndërkombëtare të materialit, dhe sipas tij është një mashtrim për destabilizim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook