Ballina OP-ED Receta Gatimi/ Brokoli me djathë e vezë përgatitet për vetëm 10...

Receta Gatimi/ Brokoli me djathë e vezë përgatitet për vetëm 10 minuta

Përbërësit e nevojshëm:

– 300 g brokoli,
– 4 vezë,
– ¼ e filxhanit djathë,
– 1 qepë,
– 1 lugë supe qumësht të freskët,
– kripë,
– piper.

Mënyra e përgatitjes:

Brokolin vendoseni në një enë, mbulojeni me kapak dhe e ziejmë 2 – 3 minuta në zjarr.

Vezët i rrahim dhe i përziejmë me qepën e grirë imët, qumështin, djathin e grimcuar, kripën dhe piperin .Këtë përzierje  e ”shtrojmë” sipër brokolit.

Enën mbulojeni me kapak dhe piqeni 4 – 5 minuta në 70 gradë në furrë, përzieni 2 – 3 herë.

Lëreni të qëndrojë 3 – 5 minuta dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë!