Ballina OP-ED Receta Gatimi/ Krem karamel

Receta Gatimi/ Krem karamel

Përbërësit:

1 litër qumësht
5-6 kokrra vezë
1 filxhan çaji sheqer
Lëkurë limoni

Përgatitja:

1. Shkrijmë dy lugë sheqer me një lugë ujë dhe e lemë derisa sheqeri të karamelizohet.

2. Nxehim qumështin duke vendosur dhe një lëkurë limoni. Ndërkohë rrahim vezët me sheqerin, shtojmë më pas qumështin e ngrohtë.

3. E trazojmë mirë dhe e kullojmë me sitë duke e hedhur në një formë keku familjare ku më parë kemi hedhur karamelin e shkrirë.

4. E vendosim më pas formën me kremkaramel në banjomari (në një tavë me ujë të ngrohtë) dhe e fusim në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 25-30 minuta.