Ballina OP-ED Shkencë/ Çfarë do të ndodhte nëse Koha do të kthehej në Hapësirë?

Shkencë/ Çfarë do të ndodhte nëse Koha do të kthehej në Hapësirë?

SHPËRNDAJE

Cfarë do të ndodhte nëse se koha do të zhdukej? Duket si një pyetje pak abstrakte dhe idiote dhe, në qoftë se universi u përgjigjet në cdo pikë ligjeve të fizikës aktuale, është për më tepër edhe një pyetje që nuk ka pse të bëhet.

Megjithatë universi tonë nuk është aspak i thjeshtë. Dhe duke dalë pak nga mendimi ynë klasik, transformimi i dimensionit Kohë, në një dimension të katërt Hapësinor nuk është dhe aq e pamundur, madje është teorikisht e arritshme. Kjo ide i përket fushës se “braneworld”, koncept që bashkon universin me 4 dimensione që njohim dhe superkordat.

Teoria e “brana”-ve është një ide mjaft e çuditshme. Shkurtimisht, nje branë(shkurtim i fjales “membranë”) mund të imagjinohet si një farë flete e lëvizshme në një dimension superior.

Duke qenë se ne mund të ndjejme vetëm hapësirën tredimensionale përgjatë një dimensioni kohor (kohë-hapësira jonë me 4 dimensione që quhet ndryshe edhe një univers Lorenci), ne nuk jemi në gjendje te kuptojmë se cfarë është ose me se mund të ngjajë ky dimension i pestë, fatmirësisht që kemi Matematikën.

Matematika mund të përdoret për të përshkruar sa dimensione qe të deshirojmë. Kjo gjë është mjaft e dobishme pasi branat përshkruajne efektin e mbledhur nga “kordat” nëpërmjet disa dimensioneve dhe forcat e bashkëveprimit të nevojshme për të mundësuar funksionimin e Universit tonë.

Nga pikëpamja e “braneworld”, universi ynë me katër dimensione mund të jetë i përmbajtur në një univers shumëdimensional, dhe versioni që ne përdorim për ekzistencën tonë, përmban vecse 3 dimensione hapësinore.

Zgjerimi i universit (i zbuluar nga Edvin Hubble me 1925) të jetë në të vërtetë një simptomë e një brane që është duke ndryshuar formë. Sipas idese të M.Mars dhe të kolegeve të tij, vëzhguesit që shohin universin dhe që ndodhen në një branë që është duke ndryshuar nga një branë tipit kohë në një të tipit hapësirë, do te shihnin një zgjerim te përshpejtuar; dhe kjo është pikërisht ajo që ne po shohim tani.

Sipas teoricienëve kjo teori mund të shpjegojë zgjerimin konstant të universit tonë, duke ruajtur karakteristikat fizike të kozmosit ashtu sic i shohim sot, pa patur nevojë të “fajësohen” forma të reja që nuk mund ti shohim si materia e errët apo energjia e hic-it.

Është tepër e vështirë që ne të mund të konceptojmë ndonjëherë një kozmos pa dimensionin e kohës, dhe ajo që mund ti ndodhte universit në qofte se koha do të kthehej ne hapësirë është përtej aftësive tona konceptuese. Për momentin më mirë të përfitojmë dimensioni kohor për aq kohë sa e kemi akoma. “Koha mund të jetë duke shteruar…”

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Dy akuzat e Prokurorisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, ja sa vite burg rrezikon Saimir Tahiri

Përçarja e bandës së “Habilajve”, çfarë thonë në telefon të zemëruar pjestarët e bandës

Prokurorët shkojnë në Kuvend, kërkojmë zyrtarisht arrestimin e Saimir Tahirit (VIDEO)

VIDEO/ Edi Rama një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si i çekuilibruar, deklarata e Bashës

Analiza e Agron Gjekmarkaj: Bravo çuna italianë, se për “çunat tanë”…

Lajmi i Fundit/ I bllokohet pasaporta Saimir Tahirit

Arrestimi i Tahirit është vetëm hapi i parë, Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Mandateve

Lajmi i Fundit/ Kërkohet arrestimi i Saimir Tahirit nga prokuroria

Vasili publikon mesazhet: “Nuk ishte e nevojshme të të përgjoja ty, more i mjerë, sepse…”

Habilaj u rrëfen italianëve për lidhjet me Policinë dhe mikun që kanë në zyrën e radarëve në Tiranë

Artikulli paraprakLindita Nikolla padit Ben Blushin: Nuk do t’i ndahem këtij shpifaraku profesionist
Artikulli tjetërFushata/ Rama: Fan Noli do të rrotullohej në varr nga sikleti nëse votoni partitë e tjera