Ballina OP-ED Shtyrja e negociatave me BE-në, Grida Duma paralajmëron rrezikun e madh që...

Shtyrja e negociatave me BE-në, Grida Duma paralajmëron rrezikun e madh që i kanoset Shqipërisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë në qershorin e 2019.

Përmes një statusi në “Facebook”, Duma e cilëson këtë vendim të BE si një sinjal të pastër rreziku, që sipas saj mund të shkojë deri në mbylljen përfundimtare të negociatave me Shqipërinë.

“Nëse do ishte një situatë e vetëm mosplotësimit të reformave atëhere BE do të thoshte “ridiskutojmë në 2019”. Jo, situata është e rrezikshme sepse është hartuar një dokument i ri për të thënë “nuk ka më ku të lëvizni nga detyrimet, ja ku i keni”, shkruan deputetja demokrate ndër të tjera.

Statusi i plotë
Vendimi mbi negociatat për një dokument të ri deri në Qershor të 2019, është një sinjal i pastër rreziku i gjendjes së vendit.
Bashkimi Europian ka hartuar një dokument të ri.
Ky dokument i ri është qartazi një kushtëzim i fortë. Pakte dhe dokumenta të tilla bëhen detyruese vetëm kur qeveritë duket qartazi që po fshehin realitetin me dokumenta e raporte fiktive.

Fakti që kërkohet monitorim dhe kushtëzime në një dokument të ri duke thënë: “të shohim dhe një vit tjetër çfarë ndodh”, provon se kjo është koha që i ka mbaruar qeverisë shqiptare dhe humbja e një shansi të fundit.

Kjo nuk është shtyrje por mbyllje e negociatave, verdikti aktual është jo!
Ora që i kanë vënë kësaj qeverie është dhe një vit me kushte të rënda me kontroll të rëndë duke treguar që BE s’ka besim.
Hartimi i këtij dokumenti është prova që nuk ka më besim tek qeveria shqiptare dhe që ka filluar të numërohet ora pas.

LEXO EDHE:  Pse askush nuk guxon të prekë dosjen Shullazi

Nëse do ishte një situatë e vetëm mosplotësimit të reformave atëhere BE do të thoshte “ridiskutojmë në 2019”.
Jo, situata është e rrezikshme sepse është hartuar një dokument i ri për të thënë “nuk ka më ku të lëvizni nga detyrimet, ja ku i keni”.

Sigurisht arsyet që çojnë në dokumenta të tilla janë gjithmonē tregues i një alarmi.
Dhe këto arsye nuk janë ato të zakonshmet por jashtë të zakonshmeve, arsye më të rënda se mos funksionim institucionesh, që do të thotë keqpërdorim institucionesh!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook