Ballina Kuriozitet “Si është e mundur zotërinj oficerë! Si e toleroni këtë sjellje tuajën...

“Si është e mundur zotërinj oficerë! Si e toleroni këtë sjellje tuajën që rrezikon jetë njerëzish?”

Nga Artan Fuga

Zoti oficer i policisë rrugore !

E respektoj shumë punën tënde sepse më mbron rendin, por mos i prish rregullat e qarkullimit rrugor sepse rrezikon të shkaktosh aksidente.

Aty nga ora 18 e ca ndodhesha në autorrugën Tiranë – Durrës, pikërisht ku disa vetura kishin pësuar aksidente të lehta.

M’u desh të frenoja shumë fort sepse veturat para meje bënë të njejtën gjë.

Nuk kuptova se përse kishte ndodhur bllokimi i rrugës.

Pastaj e u ndërgjegjësova.

Një veturë policie kishte ndaluar në mes të rrugës në krahun e majtë të saj kurse veturat e aksidentuara ndodheshin anash rrugës.

Sa mirë që kishte arritur policia rrugore!

E shpejtë. Bravo!

Por me dy gabime dhe shkelje të rënda që vinin në rrezik jetën e qytetarëve.

LEXO EDHE:  Zgjidhen anëtarët e rinj të Akademisë së Shkencave, ja çfarë vendimi u mor për Artan Fugën nga Asambleja

E para, kur vetura ndalon në rrugë duhej të kishte vendosur një trekëndësh nja 100 a 200 metra më përpara për të paralajmëruar veturat që vinin nga pas.

E dyta, vetura e policisë nuk kishte ndezur xhirofarët.

Mendova: Si është e mundur zotërinj officerë! Si e toleroni këtë sjellje tuajën që rrezikon jetë njerëzish?

Ju që na mbroni dhe ju respektojmë sepse keni punë të vështirë dhe fisnike.

Lutem si qytetar mos e përsërisni më.

Unë për pak theva kokën atje!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook