Ballina OP-ED Si të përgatisni Nutella në kushte shtëpie

Si të përgatisni Nutella në kushte shtëpie

Masa e përftuar është një krem i mrekullueshëm për të lyer bukën, ideale për mëngjesin e fëmijëve tuaj!

 

Përbërësit:

– 250gr ricotta ose gjizë e freskët pa kripë
– 3 lugë gjelle mjaltë
– 70gr lajthi të pjekura, të grira pluhur
– 2 lugë gjelle kakao e zezë

Përgatitja:

1. Fillimisht ricotta ose gjiza pa kripë kalohet në një sitë, për të përftuar kremozitet maksimal.

LEXO EDHE:  Hasude me Arra.. A dini ta gatuani këtë ëmbëlsirë tradicionale ashtu siç duhet?

2. Pastaj hidhet në një tas, ku sipas radhës shtohen, mjalti, kakaoja dhe lajthitë e pjekura, të grira imët.

3. Të gjitha rrihen me pajisjen përkatëse të kuzhinës, derisa të shkrihen tërësisht me njëra-tjetrën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook