Ballina Kryesore Vettingu, reagon numri dy i LSI-së: Të krijojmë policinë e ligjit, ndryshe...

Vettingu, reagon numri dy i LSI-së: Të krijojmë policinë e ligjit, ndryshe nga “Policia që duam”, e cila u shndërrua në…

Një ditë pas votimit të projektligjit në Kuvend për vettingun në polici, ka reaguar nënkryetari i LSI-së, Luan Rama.

 Deputeti i LSI-së vlerëson kalimin në vetting të punonjësve të policisë duke e cilësuar këtë gjë si një nismë të rëndësishme, për të krijuar policinë e ligjit, ndryshe nga “policia që duam” që sipas tij u shndërrua në polici të krimit dhe korrupsionit.

Statusi i plotë
Vetingu për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, nismë e rëndësishme, për të krijuar policinë e ligjit, ndryshe prej policisë që nën moton “Policia që duam”, disa drejtues të saj e shndërruan atë në polici të krimi e korrupsioni; për të krijuar policinë e shërbimit ndaj qytetarëve, ndryshe prej policisë së drejtorëve në kërkim që e bënë atë polici të plantacioneve të kanabisit; për të krijuar policinë e re të Shqipërisë Europiane, ndryshe prej policisë që e urdhëruan të mbushte kapelet me vota të vjedhura!
Të gjithë bashkë për t’a bërë policinë, Polici të Shtetit, përmes një procesi vetingu ligjor, institucional dhe transparent!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook