Ballina OP-ED VIDEO/ Shihni si riciklohet mishi i hedhur në plehra dhe u shitet...

VIDEO/ Shihni si riciklohet mishi i hedhur në plehra dhe u shitet të varfërve

A e keni pyetur ndonjëherë veten se ç’ndodh me mbetjet e ushqimeve nëpër restorante?

Në kryeqytetin Filipinas, Manila, mishi riciklohet nga landfillet, lahet dhe rigatuhet. Quhet “pagpag” dhe u jepet njerëzve më të varfër të cilët nuk mund ta përballojnë çmimin e mishit të freskët.

Mishi mblidhet nga plehrat e restoranteve që në orën 4 të mëngjesit. Renato Navaro Conde -mbledhës i mishit për pagpag tregon për punën e tij “Kam pesë muaj që e bëj këtë punë.

E nisa punën në 12 të drekës dhe ende po punoj, deri në këtë orë të natës. Pronari im më paguan rreth 6 dollarë në javë, pasi shet pagpagun.

Në një farë mënyre është ok, sepse më ndihmon për shpenzimet e shtëpisë, pak oriz dhe ushqime të tjera.”

Si përgatitet pagpagu?
Norberto Lucio është një përgatitës dhe shitës pagpagu. Një qese me mish për “pagpag” shitet për 50 cent. Më pas, blerësi shkon në dyqan dhe merr hudhra dhe qepë. Ndan kockat nga mishi dhe në tiganin me salcë të përgatitur shton vetëm mishin. Një tas me këtë përzierje kushton vetëm 20 cent.

Monoy Morallos është një nga klientët e Norbertos dhe thotë:
“Unë ha pagpag sepse është i shijshëm. Është vërtet i mirë për t’u ngrënë. Ky shitës bën pagpag të pastër, ndaj shumica e njerëzve blejnë këtu.

Duhet të kesh stomak të fortë, por ne këtu jemi mësuar me të. Kjo është ç’është. Të varfërit vetëm këtë mund të përballojnë. Për sa kohë jemi këtu, do të vazhdojmë të hamë pagpag.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




LEXO EDHE:  Ngjela: Revolta popullore e nxitur nga Sali Berisha e të tjerët nuk krijoi dot as edhe një...