Ballina OP-ED Vlerësimi i Kadaresë me çmimin ndërkombëtar, Meta: Një ogur i mbarë për...

Vlerësimi i Kadaresë me çmimin ndërkombëtar, Meta: Një ogur i mbarë për Shqipërinë evropiane

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka përshendetur vlerësimin e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare me çmimin ndërkombëtar “Nonino 2018”.

Duke e cilësuar si një ogur të mirë Shqipërinë, Meta thekson se ky lajm është një kontribut i çmuar për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Postimi i plotë i Metës
Një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët vlerësimi i shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadare me çmimin ndërkombëtar ‘Nonino 2018’, një çmim për figura të mëdha të kulturës me peshë botërore.
Një ogur i mbarë për Shqipërinë evropiane dhe kontribut i çmuar për arritjen e qëllimit të saj madhor: Integrimin në Bashkimin Evropian”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook