Për operacionin e Policisë së Shtetit të koduar “Rruga e gabuar” ku u prangosën 32 persona, dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë, për veprën penale të kontabandimit të qytaraëve ilegalisht në SHBA dhe Kanada, ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Shqipëri.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook. ambasada ka përgëzuar Policinë e Shtetit si dhe, si dhe ka shprehur gatishmërinë për çdo lloj operacioni me qëllim shkatërrimin e rrjeteve kriminale të tilla.

Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA-ve:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për suksesin e operacionit “Rruga e Gabuar” të shtunën e kaluar, i cili solli arrestimin e 32 qytetarëve shqiptarë të përfshirë në kalimin e paligjshëm të njerëzve përtej kufirit dhe prodhimin e dokumentave të falsifikuara. Përfshirja e Shërbimit të Sigursë Diplomatike (DSS), dega e zbatimit të ligjit e Departamentit të Shtetit, tregoi mbështetjen tonë për luftën ndaj rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike është i angazhuar për të bashkëpunuar për hetimet penale me Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë, me qëllim shkatërrimin dhe çmontimin e këtyre rrjeteve.