Ngrihet në këmbë në moshën 104-vjeçare, vetëm dy ditë pas një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërsa gjithë ata që e pyesin se si ia del që të jetë në formë kaq shpejtë ju përgjigjet, “Ha çdo gjë dhe pi dy birra në ditë”.

Protagonistja e kësaj historie është një e moshuar nga Taranto, në Itali.

Javën e kaluar, si pasojë e një rrëzimi, ajo u shtrua në spitalin e SS Annunziata të Taranto ku ekipi i mjekëve të drejtuar nga Lorenzo Scialpi, e nënshtruan ndaj një operacioni, për vendosjen e një proteze.

Por e moshuara nuk humbi kohë për tu ngritur në këmbë dhe brenda dy ditësh, arrinte që të ecte vetë.

“Dua të iki në shtëpi, kam shumë punë për të bërë”, u tha e moshuara mjekëve.

Mjekët u shprehën të befasuar nga reagimi i të moshuarës, por ajo u tha se, “Nuk e kam problem, ha mirë dhe çdo gjë dhe mbi të gjitha nuk heq dorë nga të pirit dy birra në ditë”.