Menjëherë pas fjalës së kreut të Opozitës Lulzim Basha, fjalën e ka marrë kryeministri i vendit Edi Rama i cili e ka filluar fjalimin e tij duke replikuar me anëtarët e Partisë Demokratike, të cilët në momentin kur Rama mori fjalën ata iu drejtuan derës për t’u larguar nga salla e Kuvendit.

Pas fjalimit të Fatmir Mediut, Monika Kryemadhit dhe të Lulzim Bashës, opozita vendosi që të braktisë seancën plenare gjatë kohës që kryeministri Edi Rama mori fjalën për t’ju kundërpëgjigjur akuzave të tyre.

“Lëreni doktorin sot, mos e ngacmoni se ka hall”, tha Rama

Kaq mjaftoi që Berisha në dalje të sallës t’i kthehej kryeministrit. E ndërsa ku i fundit fliste duke i drejtuar gishtin, Rama vazhdoi me batuta: “Sali ta qaj hallin me mesazhin që ke marrë, eee të vështirë e ke”.

Ndërkohë Rama gjatë fjalimit të tij ka deklaruar se Basha hodhi fjalë të neveritshme ndaj ministrave të rinj, dhe  se PS sipas tij i ka dhënë mundësi të gjithë atyre që duan të kontribojnë për Shqipërinë.