Anëtarë të opozitës braktisën seancën e sotme parlamentare në momentin kur fjalën e mori kryeministri Edi Rama.

Ish-kryeministi, Sali Berisha jashtë kuvendit dha një deklaratë për mediat ku tha se Edi Rama është arkitekti i zi i kanabizimit të vendit

Berisha foli dhe rreth heqjes së mandatit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ku sipas tij parlamenti nuk ia hoqi dot mandatin Tahirit, por heqja e mandatit ishte dëshmi e forcës së krimit.

Ai shtoi se bota nuk po kërkon “kokën” e Tahirit por atë të kryeministrit, dhe se asgjë nuk do të ndryshojë përderisa në parlament qëndron Edi Rama.

“Edvin Kristaq Rama është arkitekti i zi i politikës së kanabizimit, kokaizimit dhe heroinizimit të Shqipërisë. As gjë nuk sjell flakja e Saimir Tahirit jashtë parlamentit deri sa Edi Rama qëndron në parlament. Dorëzimi i mandatit të tij sot është dëshmi e forcës së krimit. Atë që nuk e bëri dot parlamenti e bëri Saimir trafiku. Në vend se një parlament të ketë forcën për t’i hequr mandatin nuk ia hoqi dot. Një takim i fshehtë është paralajmëruar se është bërë në një spital privat të Tiranës. Se dike ti, këtë e ka marrë vesh gjithë Shqipëria. Kjo është në një farë mënyre një fitore e mbarë qytetarëve shqiptarë dhe opozitës që mban flamurin e dekriminalizimit të parlamentit dhe shoqërisë. Por asgjë nuk ndryshon n.q.s njeriu që po flet tani në parlament, që flet nga mëngjesi deri në darkë, që udhëton si faqe e zezë nëpër Europë dhe i bojkotojnë darkat dhe pritjet si të ishte përfaqësues i Kim Jong, njeriu të cilit i ka dalë boja si psikopat dhe toksik. Rama, në kategorinë e liderëve toksikë. Liderë që shpërndajnë helmim në ambientin ku jetojnë. Edvin Kristaq Rama përpiqet me çdo kusht të mbijetojë, ai nuk e kupton se bota nuk po kërkonte dorëheqjen e Saimir Tahiri po të tij”, deklaroi Berisha.

LEXO EDHE:  Heqja e truprojave të Sali Berishës, reagon Garda e Republikës

Po ashtu Berisha shtoi se Rama rikthehu burgun politik në Shqipëri. “Kjo është kalbësira e pushtetit në Shqipëri dhe Ballkani e Europa, që duhet të hidhet sa më parë. Rama rikthehu burgjet politike në Shqipëri dhe unë ftoj shqiptarët të ngrihen në lartësinë e guximit dhe ti bëjnë Edi Ramës. Thirrja ime është; të hedhim, të hedhim, kalbësirën e Ramës”, përfundoi Berisha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook