Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’u japë mandatin 3 deputetëve te rinj nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Përveç Ralf Gjonit dhe Nimet Musait, formularin dekriminalizimit e ka dorëzuar Enada Koçiraj që merr mandatin e LSI në qarkun e Vlorës. 3 politikanët e LSI do të betohen ditën e enjte në parlament.

Pas këtij momenti, opozita do të numërojë 17 deputetë, 11 të dale nga lista e LSI dhe 6 nga lista e partisë demokratike .