DURRËS
Policia e Durrësit ka arrestuar këtë të hënë një 20-vjeçar, i cili dyshohet se organizonte lojëra fati në kundërshtim me ligjin.

Blutë e qytetit bregdetar shprehen se aksionet për bllokimin e këtyre pikave do të vijojnë deri në fund me qëllim goditjen e çdo rasti flagrant.

Njoftimi i policisë:
Policia vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave të cilët vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasi D.D., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës, sepse në lokalin e tij ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojërave të fatit. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë, deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Digjital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.