Moderatorja dhe këngëtarja, Orinda Huta, ka ndarë sot me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”, një video të 21-viteve më parë.

Në video, Orinda shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë rozë, teksa interpreton këngën “S’kemi tre, por kemi katër” me Flavio Liton.

“Kemi një problem me tekstin, s’dimë ç’themi. Po kanguri shkretë si ndjehet, gorilla, pataaa etj, etj”, shkruan Huta bashkëngjitur me videon.

Orinda gjithashtu zbulon se kënga është interpretuar në vitin 1998 në Pallatin e Pionerëve.

Ndërkohë kujtojmë se së fundmi është bërë e ditur se moderatorja do të jetë prezantuese e edicionit të 17 të Festivalit Ndërkombëtar Operistik, “Marie Kraja”.