Përbërësit

– 6 copë kastravec (turshi)
– 200 gr proshutë
– ullinj të zinj 
– 1/3 pako oriz 
– vaj ulliri
– kripë
– piper
– majdanoz

Përgatitja

1. Prejini kastravecat turshi dhe proshutën në copa të vogla. Prejini edhe ullinjtë e zinj në      copa të vogla.

2. Zieni orizin në një enë me ujë të kripur. Hidheni orizin e gatuar më pas në një pjatë.

3. Shtoni kastravecat turshi dhe ullinjtë e zinj te orizi. Shtoni proshutën, pak vaj ulliri,          kripë, piper dhe majdanozin e grirë. Përziejini mirë.

4. Hidheni në një pjatë për servirje.

Ju bëftë mirë!