Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin në favor të kompanisë energjitike OSHEE ndaj Kastriot Ismailajt, administratorit të “DIA”.

Ismailaj do të paguajë ndaj kompanisë një dëmshpërblim që arrin shumën e 9.5 mln eurove përsa i përket dëmit që ky i fundit ka shkaktuar si pasojë e mashtrimit që ka kryer gjatë lidhjes dhe zbatimit të kontratave për mbledhjen e debive por edhe fitimin e munguar. Gjithashtu ai do të japë llogari edhe për dëmin e shkaktuar nga procesi i arbitrazhit që është zhvilluar pranë “Vienna International Arbitral Centre” (VIAC), por edhe për fitimin e munguar.

Objekti i padisë së OSHEE-së përmbyllej me kërkesën për detyrimin e të paditurit që të paguajë kamatëvonesat që prej ditës së lindjes së detyrimit dhe deri në ditën e ekzekutimit të vendimit për detyrimin e të paditurit që të paguajë shpenzimet gjyqësore.