Një grup studentësh ende vazhdon protestën e tyre kundër qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit për anullimin e Ligjit për Arsimin. 

Mbrëmjen e sotme ata janë mbledhur nëpër fakultete, ku kanë folur rreth vijueshmërisë së protestës, si dhe kanë vendosur të ridimensionojnë këtë protestë.   

Studentër ndërkohë kanë hasur në një tjetër problem, pasi kanë denoncuar në media faktin se OSHE i ka ndërprerë atyre energjinë, teksa nodheshin në ambientet e Fakultetit për të diskutuar më tej për rrjedhën e protestës. 

Mësohet se studentë të Ekonomikut dhe Juridikut kanë marë vendimin për tu ngujuar në ambientet e Fakultetit të tyre. 

“Po ndodh ne Tirane , Studentet Denohen me Terr (Erresire). Nderpriten dritat ne Fakultetin Ekonomik kur studentet mblidhen per vendimmarrje

Studentet: Ne fakultet na thane qe i ka hequr OSSHE, ndesa te gjitha godinat rreth e rrotull kane energji.

#ZaLart #MeStudentet kunder arrogances se keqqeverisjes”, ka denoncuar një student.